Shqipëria

Moti plot surpriza për nesër, priten reshje lokale në disa qarqe

               Publikuar në : 15:54 - 11/06/19 M. S

Sot pasdite (e martë dt.11) dhe nesër (e mërkurë dt.12), priten reshje lokale në disa qarqe, në përgjithësi të dobëta. Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara, të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 31 °C
në vendet e ulëta: 18 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 29 °C

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT