E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Moti për nesër, temperatura maksimale 17 gradë celsius

Dita e diel do të nisë me mot të vranët, e prej mesditës me intervale kthjellimesh kryesisht në qendër e lindje. Në zonën bregdetare dhe në veri, mot përgjithësisht i vranët. Reshjet e shiut, do të bëhen të pranishme të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, veçanërisht në bregdet.

Pasdite, gradualisht reshjet do të humbasin intensitet dhe territor por do të mbeten të pranishme në ekstremin verior. Në zonat malore, reshje dëbore të dobëta, ndërsa në mbrëmje në alpe borë e dendur.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore mesatare dhe e vrullshme në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 10°C

zonat e ulëta 4°C deri në 16°C

zonat bregdetare 8°C deri në 17°C

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...