Sot pasdite (e hënë, dt. 06) dhe nesër (e martë, dt. 07) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33°C
në vendet e ulëta: 20 / 34°C
në vendet malore: 13 / 26°C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 06) dhe nesër (e martë, dt. 07), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.