E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Moti për nesër/Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe ulje temperaturash

Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht (orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës) me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Duke filluar pas orëve të mesditës, gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh. Reshjet do të mbeten të izoluara dhe të dobta, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e fortë me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore dhe zonat luginore të veriut, era bëhet intensive në formën e tufanit dhe shpejtësi që arrin deri në 15-18m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0°C deri në 10°C

në zonat e ulëta 7°C deri në 18°C

në zonat bregdetare 9°C deri në 18°C

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...