Aktualitet

Moti për nesër, reshje shiu dhe dëbore


               Publikuar në : 17:46 - 29/01/20 M S

Dita e enjte sërish do të vijë me mot të vranët, por prej orëve të mesditës vranësirat do t’ja lenë vendin motit të kthjellët. Reshjet e shiut, të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit, do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë. Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve, bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT