Kryeministri Edi Rama ka reaguar për motin e keq në veri të vendit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama thekson se mbi 1500 punonjës të OSSH në terren.
“Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit❄️????️
????Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡️
Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje????
????Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika????” – shkruan Rama.