Moti i keq përfshin vendin, kapiteneria e Vlorës del me njoftimin e fundit

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell, janë përkeqësuar kushtet atmosferike në vendin tonë. Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, kjo për shkak të shirave dhe erës së dendur.

Mësohet se pezullimi do të zgjasë deri ditën e nesërme, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.

“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë:

Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës;

Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit”, njofton kapiteneria.