E hënë, 18 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Moti i keq lë pa energji elektrike 57 mijë abonentë në Shqipëri

Përkeqësimi i kushteve të motit shoqëruar me erë të fortë, ka dëmtuar më së shumti linjat ajrore të furnizimit me energji elektrike. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë dëmtuar 54 fidra që furnizojnë rreth 57 279 abonentë, por brenda 2-3 orësh, siç thuhet në deklaratë, u bë e mundur riparimi i 39 prej këtyre fiderave.

“Rreth 60% e defekteve janë në linja ajrore, ku një pjesë e mirë e tyre u dëmtuan nga moti i keq”, thuhet në njoftim. Në zonën e Himarës në orën 21:45 për shkak të defektit në një kabinë private, shkaktoi stakimin e Fierit 1 në këtë bashki. “Grupet e gatishmërisë së OSHEE-së lokalizuan defektin me shkëputjen nga rrjeti të kësaj kabine dhe rikthimin e energjisë pas 27 minuta”, thuhet në njoftim.

Edhe disa akse rrugore kanë pasur probleme si pasojë e shiut të rënë. Kështu, në zonën Skuraj- Ulëz, ka pasur rënie inertesh në rrugë, të cilat janë pastruar me ndërhyrjen e autoriteteve.

Në akset rrugore Han i Hotit – Tamarë, Shkodër- Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë ka pasur rënie të inerteve në rrugë, ku problemet më të mëdha janë shfaqur në Murriqan ku prurjet e materialeve kanë qenë tepër të larta dhe për pasojë ka pasur edhe bllokime të përkohshme dhe të pjesshme të rrugës. “Është punuar gjatë natës për t’i mbajtur këto segmente të hapura, ndërsa vijon puna për pastrimin dhe kthimin në normalitet të tyre. Nuk ka bllokim të qarkullimit”, sqaron ministria.

Në aksin Krujë – Sari Salltik, ka pasur rrëshqitje të masivëve shkëmbor, pa pasoja për qytetarët. Po punohet nga kontraktorët për lirimin e rrugës.

Lexo edhe :   Temperaturat në rritje, njihuni me parashikimin e motit për sot
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa janë dhe sa do të jenë SHBA në ngjarjet që po përjeton Partia Demokratike

Nga: Preç Zogaj Pyetjes së parë, “sa janë”, ia dinë përgjigjen gjithë shqiptarët. Edhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë. Janë shumë. Janë me...

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i “Vetëvendosjes”

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri. Ai njofton me anë të rrjeteve sociale, se dorëheqjen e...

Pse humbi Albin Kurti?

Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për...

Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit...

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare. Colin Powell, Sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të...