AA-Instant

Moti i keq/ 150 familje të bllokuara në Dibër, pa energji elektrike

               Publikuar në : 08:45 - 12/01/19 S.N

Moti i keq ka mbërthyer prej ditësh vendin, duke izoluar kështu shumë familje për shkak të reshjeve të borës.

Aktualisht në zonën e Dibrës janë të bllokuara prej 10 ditësh nga bora rreth 150 familje, të cilat njëkohësisht vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

QARKU DIBËR

Temperaturat gjatë natës në qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, ndërsa trashësia e dëborës është 70 cm. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se në zonat e thella të këtij qarku bora arrin deri në 2 metra, ndërkohë që rrugët rurale janë të bllokuara. Raportohet se rreth 115 familje në Terrnovë të Madhe dhe Terrnovë të Vogël që prej 10 ditësh janë të bllokuara.

Mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike, ndërsa OSHE po punon për rikthimin e saj.

Doçi raporton se zona e Gollobordës prej 5 ditëshe është e bllokuar, ndërkohë që banoret bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungon mjeku.

Kthehu