E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

Mot i vranët dhe reshje shiu, sinoptikania paralajmëron për fundjavën

Meterologia Adjola Bani, ka thënë se pas temperaturave të larta që mbizotëruan në mbarë vendin, kjo javë do të ketë mot të vranët. Sipas saj, kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të vijojnë të mbeten prezente deri ditën e premte, ku në zonat malore do të kemi rrebeshe afatshkurta shiu.

E ndërsa në bregdet do të mbetet me mot të kthjellët. Fundjava do të na sjellë ndryshim të kushteve të motit, Të shtunën do të ketë rrebeshe shiu jo vetëm në zonat malore, por edhe në ato qendrore. E diela do jetë me mot më të kthjellët.

”Moti i vranët do të vijojë të mbetet prezent në territorin shqiptar. Sidomos në zonat malore ku do të kemi dhe zhvillim të vranësirave, kryesisht juglindje dhe gjithë zonën lindore, ku pritet që gjatë orëve të pasdites të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurta shiu.

Kjo situatë e motit ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të vijojnë të mbeten prezente deri në ditën e premte, ku në zonat malore do të kemi rrebeshe afatshkurta shiu. Ndërsa në bregdet do të mbetet me mot të kthjellët.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, sot kanë pësuar një rënie gjatë mëngjesit dhe do të vijojë edhe gjatë mesditës.

Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në ditën e premte, nuk do të ketë luhatje të mëdha. Mëngjeset do vijojnë të mbeten të freskëta, ndërsa mesdita do të jetë me vlera tipike, duke bërë që maksimumet të jenë 33-34 gradë celcius.

Fundjava do të na sjellë ndryshim të kushteve të motit, sidomos dita e shtunë ku presim që të kemi rrebeshe shiu jo vetëm në zonat malore por edhe në ato qendrore.

E diela do jetë me mot më të kthjellët, përsa i përket temperaturave, do kemi një rritje të lehtë, duke bërë që maksimiumi të ngjitet në 35 gradë celcius gjatë fundjavës”, tha ajo në një lidhje Skype për ”Ora News”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...