E diel, 5 Korrik, 2020
21 C
Tirana

Mospajtimet rreth “korrigjimit të kufijve”, ja çfarë thotë Thaçi për “Zërin e Amerikës”

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Ngjarja horror në Kombinat/ Prokuroria nis hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare

Pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, mësohet se Prokuroia ka nisur hetimet ndaj të gjithë sekteve fetare në...

“Një kombinim sa i frikshëm, aq dhe i rrezikshëm”, ja çfarë ndodhi mbrëmë në këto akse rrugore

Duket se drejtuesit e mjeteve, po ‘rikuperojnë’ periudhën e izolimit. Shumë prej tyre janë bërë shkak të aksidenteve rrugore, pasi lëvizin me shpejtësi tej...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Washington është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në intervistën dhënë korrespondenti tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, presidenti Thaçi tha se nuk ka adresë më të besueshme për Kosovën sesa Shtetet e Bashkuara, ndërsa hodhi poshtë çdo mundësi që të bisedohet për prekje kufijsh.

Zëri i Amerikës: Zoti president, me 27 qershor ju dhe udhëheqësit e Serbisë jeni ftuar nga ambasadori Richard Grenell në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë prisni nga ky takim?

 

Hashim Thaçi: Është takim i një rëndësie të veçantë, po themi historike, sepse për herë të parë të dy vendet tona takohen, apo kanë pranuar që të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Është një interesim do të thotë i politikës më të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga vet presidenti Trump, dhe tash kemi një angazhim shumë aktiv, dinamik dhe shumë energjik. por me të vërtetë me vizion të ambasadorit Grenell. Pres që të kemi një vullnet të dyanshëm, të punojmë seriozisht për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për të mirën e dy vendeve, popujve tanë. Është shumë me rëndësi që të dy vendet tona, edhe Kosova edhe Serbia, kanë treguar zotimin e vet, por edhe besimin që ky proces të jetë i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme dhe për të ardhmen e sigurt të të dyja vendeve në rrafshin edhe zhvillimor por edhe atë të vlerave euroatlantike.

Zëri i Amerikës: A prisni që në këtë datë të arrihet një marrëveshje me Serbinë?

Hashim Thaçi: Ne jemi duke punuar seriozisht si institucione të Kosovës. Ne shkojmë me vullnetin që të bëjmë përparim, përparim substancial në qasjen që ne pretendojmë të punojmë. Kemi besim të plotë në përkushtimin e ambasadorit Grenell, dhe tash gjithë ekipit të administratës së Shteteve të Bashkuara që do të kyçen. Në anën tjetër mendoj që është një mundësi që asnjëra palë nuk dëshiron ta humbë, sepse një qasje negative që mund të paraqitet aty do të jetë natyrisht me një çmim, dhe Kosova nuk është e gatshme të paguajë çmim, por është e gatshme të shfrytëzojë mundësinë për arritje të një marrëveshjeje të rëndësishme për konsolidimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Zëri i Amerikës: Zoti president, cilat janë ato vijat e kuqe të themi të Kosovës në këtë takim?

Hashim Thaçi: Mendoj që ne fillimisht duhet të orientohemi se çka synojmë të arrijmë, e atë çka ne synojmë të arrijmë është respektimi i plotë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, respektimi i gjithë asaj çka ne kemi arritur, pra lirisë, pavarësisë, sovranitetit, dhe në anën tjetër duke respektuar parimet dhe standardet ndërkombëtare por edhe të fqinjësisë së mirë. Të inkorporohen gjëra të cilat ndikojnë për të mirën e të dy vendeve, për të mirën e njerëzve dhe qytetarëve tanë. Kështu që mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të duhur për arritjen e marrëveshjes me 27 qershor. Pra unë jam optimist se marrëveshja mund të arrihet, megjithëse do të jetë jashtëzakonisht vështirë.

Zëri i Amerikës: Për çfarë marrëveshje po flisni zoti President?

Hashim Thaçi: Ne duhet të përgatitemi për synimin që e kemi, një marrëveshje kjo që sjell të mira për njerëzit tonë, që ndryshon qasjen zhvillimore, që sjell investime në Kosovë, që siguron dhe garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve të vendit në kuptimin më afirmativ të mundshëm, që i hap perspektivë Kosovës që të jetë pjesë në të ardhmen e afërt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian por edhe ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Unë mendoj se asnjë adresë më e mirë, më e qëlluar, më e saktë dhe e besueshme nuk ka për Kosovës sesa Washingtonin, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si Kosovë, ne gjithmonë kemi kërkuar që në tryezë të bisedimeve të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tash jo vetëm që janë në tryezë, por janë edhe udhëheqës të këtij procesi, prandaj besimi ynë është i plotë se gjërat do të shkojnë në drejtim të mundësisë së arritjes së një marrëveshje në këtë proces që udhëhiqet nga SHBA-ja.

Zëri i Amerikës: A flitet në këtë marrëveshje edhe për çështjen e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë?

Hashim Thaçi: Synimi parësor i yni është që të kemi në fund të procesit njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në gjithë organizatat ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Kur thoni ‘në fund të procesit’ mendoni në këtë datë 27 qershor apo datë tjetër?

Hashim Thaçi: Unë nuk mund të flas për datë, javë apo muaj por procesi fillon me 27 qershor, ndërsa se si do lëvizin hapat e mëtutjeshëm do të ballafaqohen palët në realitetin e krijuar, të filluar me datën 27 qershor.

Zëri i Amerikës: Presidenti i Serbisë tha se nuk do të ketë njohje të Kosovës në Washington. Me qëndrime të tilla përse po mbahet takimi?

Hashim Thaçi: Ne zhvillojmë negociata tash e njëmbëdhjetë vite në Bruksel, negociata këto që kanë qenë aspak të lehta, të gjata por edhe rezultative në kuptimin në veçanti të përmirësimit të gjendjes në veri dhe vënies së kontrollit nga shteti i Kosovës në atë pjesë të vendit dhe integrimit të komunitetit serb në institucionet e vendit. Tani është momenti që të shkohet drejt finales, momenti që do të ndodhë njohja reciproke, natyrisht secila palë shkon duke matur pulsin dhe pozicionin edhe të palës tjetër, por ajo që dua të them është se Serbia është ajo që ka proklamuar gjithmonë se nuk do të ketë as liri për Kosovën, as pavarësi, por Serbia tanimë e din se Kosova është edhe e lirë, edhe e pavarur dhe duhet të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe se paqja dhe fqinjësia e mirë është jetike për të dy vendet, jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.

Zëri i Amerikës: A prisni që ky proces i filluar nga ambasadori Grenell të përfundoj në shtator?

Hashim Thaçi: Theksoj se nuk mund të flas për periudhë të caktuar kohore, por flas me shpresë që pavarësisht vështirësive të mëdha, ndoshta të patejkalueshme me të cilat mund të përballemi në proces, unë kam besim se zgjidhja mund të gjendet në Washington për arritjen e marrëveshjes përfundimtare prej ambasadorit Grenell dhe ekipit të tij.

Zëri i Amerikës: Ambasadori Grenell paralajmëroi se, po e citoj “nëse cilado secila palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Washingtoni. A do të thotë kjo se ju do të qëndroni në Washinton deri në një marrëveshje?

Hashim Thaçi: Çka nënkupton status quo? Nga ana ime nënkupton regres, mos zhvillim, mos ardhjen e investitorëve të huaj, mos rritje të mirëqenies sociale të vendit, rritje të numrit të papunësisë, mos anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, mosnjohje tjera ndërkombëtare do të thotë kthim prapa për Kosovën nëse vazhdon status quo-ja, por në të njëjtën kohë do të jetë edhe një regres për palën tjetër edhe për palën serbe. Pra nëse nuk arrihet marrëveshje me 27 qershor, Kosova e Serbia do të jenë humbëse. Nëse arrihet marrëveshje të dyja palët do të jenë fituese e me këtë fiton edhe vlera euro-atlantike dhe natyrisht përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tregohet i saktë në vendosmërinë që të arrihet një marrëveshje në mes vendeve dhe popujve të armiqësuar tash e më tepër se një shekull dhe këtë mrekulli të marrëveshjes unë besoj që mund ta bëjnë aktualisht vetëm e vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidershipi i presidentit Trump dhe përkushtimi që po tregon ambasadori Grenell.

Lexo edhe :   Hungaria s’e përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë
Lexo edhe :   Qytetarët nga Kosova që shkojnë në Zvicër, duhet të vetëizolohen

Zëri i Amerikës: Çka prisni të përfitoj Kosova nga kjo marrëveshje?

Hashim Thaçi: Kosova pres që të përfitoj në të gjitha rrafshet, pres që të fitoj në rrafshin ekonomik, në rrafshin e konsolidimit të brendshëm, të fqinjësisë në rajon, të hapjes së perspektivës sa më të afërt për NATO e në të njëjtën kohë edhe perspektivës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: A pritet të sjellë kjo normalizim të marrëdhënieve me Serbinë ose njohje?

Hashim Thaçi: Duhet kuptuar se tërë ky proces nuk është punë e një vendimi por e një përkushtimi që duhet të tregojmë në javët dhe muajt e ardhshëm.

Zëri i Amerikës: Këto ditë prapë u rihap çështja e kufijve ose atë që e keni cilësuar ju korrigjim të kufijve. Do të shtrohet kjo në tryezë në Washington?

Hashim Thaçi: Shqetësim për takimin në Washington shprehin ata që nuk janë në rrjedha, ndonjë injorant dhe në anën tjetër ndonjë dashakeqës i procesit. Në fazën përfundimtare do të respektohet Kushtetuta e Kosovës, integriteti territorial i saj, sovraniteti i Kosovës pra nuk ka nevojë për asnjë shqetësim por i ftoj të gjithë që të mos krijojnë panik, konfuzion dhe të mos prezantojnë lajme të rrejshme.

Zëri i Amerikës: Pra nuk do të ketë asnjë temë përfshirë këtu edhe demarkacion të kufirit?

Hashim Thaçi: As që ka kërkuar ndokush që çështje të tilla të hapen prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës as që do të lejohet të diskutohet nga pala kosovare. Natyrisht me njohjen reciproke do të ketë edhe demarkim të kufirit siç ka ndodhur i Kosovës edhe me Malin e Zi edhe me Maqedoninë, sepse do të jemi dy vende të pavarura dhe sovrane në fqinjësi që duhet ta definojmë edhe çështjen e kufirit në kuptimin e ekspertëve teknik pas marrëveshjes.

Zëri i Amerikës: Zoti President, nëse arrihet një marrëveshje më 27 qershor, a duhet e njëjta të marr mbështetjen e parlamentit të Kosovës?

Hashim Thaçi: Natyrisht çdo marrëveshje e arritur në Washington apo kudo tjetër duhet të kaloj përmes një procesi të legjitimitetit qytetar përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Kosovës apo edhe mundësia e ndonjë lloj referendumi.

Zëri i Amerikës: Në të njëjtën kohë kur është shtuar angazhimi amerikan, në Kosovë po qëndron edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Tashmë po shihet se janë dy nisma njëra që vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe tjetra nga Bashkimi Evropian. Si duhet dhe si do të veprojë Kosova në këto procese të ndara?

Hashim Thaçi: Nuk janë të ndara. Kanë një synim; përmbylljen e një angazhimi tash e më tepër se tri dekada të konfliktit Kosovë-Serbi. E ardhmja e Kosovës është e ardhme evropiane. Unë dje jam takuar me zotin Lajçak, është me rëndësi që Bashkimi Evropian të qëndrojë, të jetë unik në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Është për të ardhur keq që Bashkimi Evropian po dështon me Kosovën sidomos me çështjen e liberalizimit të vizave që në fakt pavarësisht implementimit të të gjitha kritereve nga ana kosovare vazhdon ai dështim për Kosovën dhe izolim krejt i panevojshëm ndërsa e kam theksuar dhe e ripotencoj; së pari duhet të ndodhë liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian pastaj të punojnë në procesin e dialogut dhe njohjes reciproke. Por ajo që dua të potencoj në të njëjtën kohë është se unë mendoj se të dyja proceset do ta plotësojnë njëra tjetrën por Shtetet e Bashkuara janë një hap përpara, janë më të qartë, më të saktë, më të shpejtë, më preciz dhe më të vendosur që të arrihet kjo marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Kur synon Bashkimi Evropian të thërras një takim ndërmjet Kosovës e Serbisë?

Hashim Thaçi: Unë nuk e di por nuk besoj që edhe ata e dinë.

Zëri i Amerikës: A nuk pati dje paralajmërime për një gjë të tillë?

Hashim Thaçi: Takimi ka qenë dje korrekt, konstruktiv, kemi diskutuar më tepër për aspekte procedurale, metodologjike dhe aspekte tjera për të ardhmen e procesit se sa për çështje substanciale.

Zëri i Amerikës: Më gjithë paralajmërimet ju u takuat me zotin Lajçak. Përse ndërruat mendje?

Hashim Thaçi: Unë nuk mund të mos takoj njerëz që vijnë në emër të Bashkimit Evropian me gjithë skepticizmin tim në veçanti sa i përket mosunitetit evropian për liberalizimin e vizave dhe për procesin politik dhe unë e kam potencuar qartë edhe Lajçakut se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos të përfshihet në një proces që ai pretendon të lëviz deri te ajo pikë që nuk e prish disponimin e Serbisë. Ne hyjmë në proces prej kujtdo qoftë që udhëhiqet, vetëm me synimin e Kosovës së pavarur, sovrane, respektimin e integritetit territorial të saj dhe në asnjë rrethanë vetëm duke synuar që të ndodhë një proces pa e ditur fundin dhe pa pasur një substancë të qartë. Kështu që, dje ka qenë takimi i parë dhe të shohim në ditët dhe javët e ardhshme. Në javën e tretë të korrikut pritet mbajtja e samitit në Paris por të tëra këto ndodhin pas takimit në Washington kështu që takimi në Washington mund të ndryshojë gjithçka në këtë kohë dhe këto zhvillime që po ndodhin, prandaj nuk shoh garë mes Washingtonit dhe Brukselit por shoh diçka që mund të plotësojnë njëra tjetrën dhe jam i bindur se suksesi që do të ndodh në Washington, Bashkimi Evropian duhet të gjejë kurajo të përshëndes dhe të mirëpres.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët samitin e Parisit për muajin korrik, nga kush do të ftohet?

Hashim Thaçi: Ajo që ne veç jemi të informuar dhe natyrisht që kemi diskutuar me zyrën e presidentit Macron por edhe më herët edhe me vet presidentin Macron, Franca pritet të jetë mirëpritëse e samitit në mes të Kosovës dhe Serbisë në javën e tretë të korrikut.

Zëri i Amerikës: A pritni diçka konkrete nga Bashkimi Evropian?

Hashim Thaçi: konkrete pres liberalizimin e vizave ndërsa aspekte tjera janë të gjitha përpjekje të cilat mund të rezultojnë të suksesshme në të ardhmen por të them të drejtën Bashkimi Evropian e ka cenuar besimin e qytetarëve në Kosovë dhe kjo është keq, sepse ne kemi vetëm një të ardhme, të ardhmen evropiane. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për...

Godet dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti shqiptar

Një lojtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë. Raportohet se 29-vjeçari V.P ka...

VIDEO/ Po ecte me shpejtësi 236 km/h, policia ndalon Lamborghini-n

Ditën e sotme, policia ka ndaluar një Lamborghini, drejtuesi i së cilës është konstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Përkatësisht, shpejtësia...

Pandemia/ Ndahet nga jeta sportisti 38-vjeçar

Për shkak të infektimit me koronavirus, ka ndërruar jetë ish-karateisti 38-vjeçar, Flamur Shasha. Lajmin për vdekjen e Shashës e ka bërë të ditur Federata e...

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...