Moska vijoi sot sulmet ndaj pozicioneve të grupit ekstremist “ISIS”. Ministri rus i Mbrojtjes konfirmoi se, një luftanije ruse dhe një nëndetëse nga Deti Mesdhe, kanë gjuajtur katër raketa lundruese pranë qytetit sirian të Palmiras duke goditur objektivat e ISIS.
Mediat ruse bëjnë me dije se, Moska ka informuar SHBA-të, Turqinë dhe Izraelin për këtë plan përpara se të fillojë sulmin.
Sulmet e para me bomba e raketa të Rusisë në Siri, datojnë nga shtatori i vitit 2015.