E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

‘Moshat e reja vijnë në ditën e pestë ose në të shtatën e simptomave’, mjeku: Ka shumë menefregistë

Doktori i Spitalit Infektiv, Edmond Puca, i ftuar në rubrikën ‘Abc e Shëndetit’, ka thënë se shtimi i të infektuarve ka ardhur si pasojë e mos ndërgjegjësimit nga ana e qytetarëve.

Ai u shpreh se pretendimet ishin që virusi të mbyllte ciklin dhe të largohej, por ndodhi krejt e kundërta. Koronavirusi u tregua më shumë inteligjent sesa mjekësia. Mjeku foli për një pasivitet nga ana e qytetarëve, ndërsa iu rikujton se virusi prek këdo.

“Aktualisht është një situatë serioze e sistemit shëndetësor. Që nga ardhja e koronavirusit në Shqipëri në muajin mars, Shqipëria bëri një nga karantinat më të mira, e cila është shembull për tu infektuar në aspektin e sëmundjeve infektive.

Ne menduam që virusi do të mbyllte ciklin e tij dhe do të largohej. Mirëpo ndodhi e kundërta, ky virus u tregua shumë më shumë inteligjent sesa mjekësia jonë.

Aktualisht numri i rasteve në Shqipëri është një trend, që ka pasur rritje kohët e fundit. Ashtu siç e thash më përpara, ne bëmë një karantinë që ishte për tu marr shembull.

Flas në aspektin mjekësor, se në aspektin ekonomik janë për tu vlerësuar nga persona të tjerë. Por ama ne nuk arritëm dot të ndërgjegjësohemi për këtë semundje.

Njerëzit nuk janë akoma të ndërgjegjësuar, madje ka nga ata që janë edhe menefregistë. Kanë një moskokëçarje, mua nuk më gjen gjë, unë jam i fortë, nuk kam gjë.

Ky është një virus që ne nuk kemi pse të kemi frikë, por ne duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë”, tha doktori.

Personat e shtruar në spital janë të grupmoshave të ndryshme. Ai tha se moshat e reja nga 40 deri 60 vijnë në ditën e pestë ose në të shtatë.

“Përgjithësisht moshat e reja nga 40 deri 60 vijnë në ditën e pestë ose në të shtatë. Por edhe nga ata që vijnë akoma edhe më mbrapa. Një pjesë e mirë e përballojnë, ose nuk kanë shenja të shumta klinike”, theksoi Puca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...

Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua...

Mashtrim në vlerën e 250 mln eurove, arrestohen 7 shqiptarë në Itali (Emrat)

Policia e Katanzaros në Itali, ka përfunduar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 81 persona. Në mesin e të arrestuarve janë dhe 7...

A mund t’ju paralajmërojë një ëndërr mbi sëmundjet tumorale?

Ka shumë mundësi që ju ka ndodhur edhe juve ose dikujt që njihni:të keni parë në ëndërr rënien e dhëmbëve. Jo, një makth i...

Video/ Triumfon Partizani në derbi, Tirana gjithnjë e më larg titullit

Partizani ka fituar derbin me rezultatin 1-0 kundër Tiranës. Një fitore e rëndësishme ndaj rivalit historik të kryeqytetit me golin e vetëm të Erald...