Editorial - Opinione

“Mos të shikoj të kalosh më nga shtëpia ime”


               Publikuar në : 17:58 - 19/11/19 M S

Nga: Mentor Kikia

Shpallja “Non grata” e ambasadorit Borchardt nga presidenti Meta, natyrisht nuk ka vlerën e një vendimi për ta larguar nga vendi këtë diplomat si të padëshiruar.

Dekreti i Metës është një mënyrë reagimi ndaj sjelljes së ambasadorit të OSBE-së, ndaj disa vendimeve të presidentit dhe një gjesti publik të kryer prej tij ndaj qytetarëve të Unazës së Re, që po protestonin.

Padyshim, që koha e gjatë e qëndrimit në Shqipëri e ka bërë z. Borchradt më shqiptar se shqiptarët. Tashmë dhe sjellja e tij ishte më shumë se e ulët.

Por dekreti i presidentit duket një lëvizje më shumë në skenën politike, që ka ditë që është shndërruar në një komedi të zezë, që kur dy gra vraponin drejt Gjykatës Kushteuese se kush të zinte e para karrigen.

“Non Grata” e Metës ngjan me ato “Non Grata”-tat që i shpallnin njëri-tjetrit kur ishim fëmijë, e ziheshin duke lozur me top:
– Mos të shikoj të kalosh më nga rruga ime.
– Edhe ti mos kalo më nga shtëpia ime.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT