E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

‘Mos pandehni se kam vdekur’/Video e rrallë e sportistit që humbi jetën

Një ditë më parë u përcoll lajmi i hidhur se sportisti shqiptar, Klavio Meca, u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare, duke lënë shumë dhimbje për familjarët e tij dhe jo vetëm. Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit.

‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon. Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Ambasadorja shprehet se tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane duhet të vijojë vit pas viti, dhe kjo për një arsye më shumë, kujtimin e paharruar të tij.

Ajo ka shpërndarë edhe një video gjatë takimit në Ambasadë, për të ruajtur disa kujtime nga Klavio Meca. Aty ai lexon ‘Fjalët e Qiririt’ nga Naim Frashëri.

‘Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.

Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi’

Statusi

RIP

Klavio Meca

!

Të njohëm shumë shkurt dhe ndamë me ty veçse pak ditë, por do të të kujtojmë gjatë për ngazëllimin që përçoje dhe entuziazmin që solle tek të gjithë që ishin pjesë e programit. ‘Ditët Shqiptare në Uashington DC’ është një nga aktivitetet më të vyera që Ambasada shqiptare zhvillon. “The very smart, sëeet and easygoing” Klavio ishte pjesë e grupit të studentëve të zgjedhur për vitin e kaluar (2019). Tradita e këtij aktiviteti dy-ditor me takime dhe vizita në shumë institucione amerikane shpresojmë të vijojë vit pas viti por tashmë për një arësye me shumë, kujtimin e paharruar të tij.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tragjike e të parakohshme për familjarët, të afërmit dhe gjithë miqtë e Klavios.

Videon e mëposhtme e kam regjistruar personalisht gjatë takimit në Ambasadë. E publikoj me qëllim që të ndaj një kujtim të bukur të Klavios nga një moment që sot merr tjetër vlerë

I përjetshëm kujtimi tij!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...