E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Mos më vrit”, 15-vjeçari zbulon autorin e vrasjes që tronditi Shkodën

Pak ditë më parë, trupi i pajetë i 32-vjeçarit Endri Mustafa u gjet në zonën e Livadheve, në lagjen Guerile në Shkodër. Mustafa kishte dalë nga shtëpia, pas një mesazhi që kishte marrë në telefon.

Dëshmia e 15-vjeçarit, Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafan në lagjen Guerrile, kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

I mituri, fqinj me viktimën, u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Ai ka akuzuar Ibrahim Licin si autor, duke treguar dhe bisedën e fundit mes tij dhe viktimës. Zona e Livadhes ku është gjetur i vrarë Mustafa është problematike për ngjarje kriminale, si dhe për djegie makinash nga autorë vrasjesh.

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve.

Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e eskavatorit.

Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin, se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri, madje dhe në fytyrë.

Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”, ka qenë deklarata tronditëse e tij.

Dëshmia e bashkëshortes së të ndjerit

Dy ditë më parë, bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, doli për mediat lidhur me ngjarjen kriminale.

Ingrid Mustafa është shprehur se familja e saj nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, duke hedhur poshtë dyshimet se autori kryesor i vrasjes është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ajo zbuloi edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.

“Nuk kemi patur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qenë shok me djemte e tij. Unë e kam thënë edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen, dhe habitem si e kanë nxjerrë, sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurtë se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi. I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurrë asnjë problem me ata”. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...