E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Mos më moho kënaqësinë të shoh mustaqet”, Gjuzi i nxjerr foton Ramës me Vuçiçin dhe Zaevin

Edhe gjatë kësaj seance planare, deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur me kryeministrin Edi Rama. Teksa shefi i qeverisë po fliste në foltoren e Kuvendit, Gjuzi ndërhyri duke nxjerrë një foto të kryeministrit me Vuçiçin dhe Zoran Zaev.

Rama ia ka kthyer menjëherë me ironi, duke i thënë se kishte vënë maskë anti-gaz. Madje Rama shkoi edhe më tej duke u tallur, duke e cilësuar si naltmadhni Gjuzin.

“Naltmadhni të lutem, të lutem. Naltmadhni të lutem, ose të paktën kur më tregon, maskën e paske anti-gaz, të lutem mos më ndërprit. Të paktën kur nxjerr panorama mos më moho kënaqësinë të shoh mustaqet dhe më vjen mirë që këtë herë mustaqet i ke mbrojtur me maskë”, tha Rama.

Teksa Rama po fliste, fjalën e ka marrë shkurtimisht Gramoz Ruci, i cili i doli në mbrojtje.

“Zoti Gjuzi, mos më krijo hapësira që të tërheq vëmendjen herë tjetër”, tha Ruçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...