E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

“Mos kalo nga lagjja ime”, qytetari rrihet barbarisht nga 10 persona (Video)

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Një qytetar është dhunuar rëndë nga një grup prej 10 personash për arsye banale, ndërsa asnjë nga të dyshuarit nuk është proceduar ende. Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan. Ngjarja ka ndodhur në Vorë në datën 8 Maj, kur qytetari Alfred Çuko u sulmua dhe u dhunua nga 10 persona.

Këta të fundit e qëlluan me qytën e pistoletës dhe sende të forta, duke i shkaktuar 3 çarje në kokë dhe dy brinjë të thyera. Qytetari ka thënë për “Stop” se të dyshuarit i janë drejtuar me fjalët “mos kalo nga lagjia ime”. Ky ka qenë edhe shkaku i kësaj ngjarje. Nipi i të dhunuarit ka identifikuar dy prej persona të dyshuar. Ai bëri denoncim në Komisariatin e Vorës, por ende sot nuk ka asnjë të ndaluar.

Alfred Çuko: Në datën 8, duke dalë aty te disqet, hodha disa këngë, sa dola që aty 10 veta më goditën me pistoleta te koka. Edhe më thyen edhe dy brinjë. Dy nga ato persona i njeh nipçja. Njërin e quajnë Azem Elezi, kurse të tjerët nuk i njoh me emra. S’kam pasur asnjë lloj konflikti. E pyeta nipçen, më tha s’kam asnjë lloj konflikti. Unë humba ndjenjat fare, më ka marrë policia, më ka çuar në Spitalin Ushtarak. S’është kapur asnjë. Kërkoj drejtësi nga shteti. Me këto mjete të rënda që jam goditur, të lihen personat rrugëve? Kjo do të thotë që s’ka shtet fare.

Nipi i të dhunuarit: Njoh Azem Elezin, edhe Xhonin. Të tjerët nuk i njoh. Arsyeja që kanë qëlluar, ka qenë vetëm mos kalo nga lagjia ime. Duke qenë daja im në spital, unë kam bërë denoncimin te Arian Mara, OPGJ-ja e Vorës. I kemi bërë deklaratat të gjitha, po masat nuk janë marrë nga ana e OPGJ-së nga Komisariati i Vorës, nuk janë marrë asnjë masë. Personat janë prapë të lirë.

Gazetarja e emisionit “Stop” u interesua pranë komisariatit të Vorës për të takuar oficerin e policisë gjyqësore, Arian Mara, që ka marrë përsipër këtë çështje. Ky i fundit nuk ndodhej aty në momentin që gazetarja shkoi për ta takuar. Megjithatë, në një bisedë telefonike që gazetarja e “Stop” pati me shefin e komisariatit të Vorës, Agron Dosti, ky i fundit tha se materialet i janë referuar Prokurorisë dhe për më tepër informacion duhet bërë kërkesë tek zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Komisariati i Vorës
Gazetarja: Arian Mara, se ky është OPGj-ja e çështjes. Çfarë ka bërë për rastin?
Punonjësi i policisë: Për momentin nuk ndodhet! Ata tipat janë shoqëruar, janë bërë proceduar të gjitha, janë mbajtur 10 orë këtu. I kanë çuar letrat në Prokurori.
Gazetarja: Si?
Punonjësi i Policisë: Kanë shkuar në prokurori.

Biseda telefonike me shefin e Komisariati Vorë
Shefi Agron Dosti: Shiko! OPGJ-ja është në një detyrë. Për momentin, është tek Drejtoria e Përgjithshme.
Shefi Agron Dosti: Unë jam në një ngjarje. Të gjithë informacionin për rastin që ju po interesoheni, do ta merrni tek zëdhënësja për shtyp në Drejtori.

Emisioni “Stop” u interesua pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku pati kontakt me zëdhënësen, e cila i tha gazetares se nuk ka informacion për këtë ngjarje dhe duhet t’i dërgojë një kërkesë zyrtare për të marrë përgjigje.

Biseda me zëdhënësen e Drejtorisë së Policisë Tiranë

Gazetarja: Unë shkoj tek Komisariati Vorë, të marr informacion tek OPGJ-ja,OPGJ-ja më thotë do ta marrësh tek Drejtoria e Përgjithshme. Çfarë shkrese duhet të bëj? Çfarë interesimi? Ku janë…autorët janë kapur, sepse kam informacion që autorët janë akoma nëpër lagje, bredhin lirshëm.
Zëdhënësja Julia Shota: Të kuptoj, por unë nuk kam informacion! Do ma dërgosh shkresën në mënyrë zyrtare të lutem!

Pas shkresës së dërguar zyrtarisht, mbërriti edhe përgjigjia e Policisë së Tiranës, ku thuhet se materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”!? Vetë qytetari shkoi më pas pranë organit të akuzës për t’u informuar në cilën fazë janë hetimet që po kryhen për çështjen e tij. Aty ai nuk merr asnjë përgjigje.

Qytetari: Jam interesuar për kallëzimin e këtij vëllait tim. Desha të marr vesh, a kanë ardhur letrat në Prokurori apo jo?
Punonjësi i Prokurorisë: Kur e ka bërë kallëzimin ai?
Qytetari: Vajti 10 ditë, që e ka bërë kallëzimin. Desha ta merrje vesh, a e kupton? Ka ardhur si denoncim, apo s’ka ardhur?
Punonjësi i Prokurorisë: S’kam, ku të çoj unë.
Qytetari: Nuk ka, nuk ka asnjë prokuror të gatshëm këtu?
Punonjësi i Prokurorisë: S’ka prokuror të gatshëm, nuk marr asnjë lloj të dhëne, prokurori i gatshëm. Sekretaria të çon tek shefja, dhe shpërndahen, kush do ta marri si prokuror, të martë dhe të enjte.
Qytetari: Të martë dhe të enjte?
Punonjësi i Prokurorisë: Po., 2 me 4.
Qytetari: 2 me 4? Ok!

Ndërkohë që sot Prokuroria bëri me dije se materialet i kanë mbërritur, dhe kjo ngjarje po hetohet për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...