E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

“Mos harroni maskat”, Rama poston foton e tij (FOTO)

Si rrallë herë, kryeministri e nisi ditën sot duke përcjellë një mesazh me mjaft rëndësi, por të shoqëruar me foton e tij.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë 🙏”, shkruante ai.


Dje, gjatë inspektimit në ujësjellësin e Bovillës me kryebashkiakun Veliaj, Rama ka mbajtur maskën gjatë gjithë kohës, jo vetëm në ambiente të mbyllura, por edhe në ato të hapura.

Po kështu në Kuvend, ai këshilloi disa prej deputetëve, që me sa duket nuk e kishin marrë shumë seriozisht urdhrin e ri të qeverisë për të vendosur maskën në ambiente të mbyllura.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi dy ditë më parë aktin e ri normativ të qeverisë, ku maska bëhet e detyrueshme në ambjentet e mbyllura. Manastirliu paralajmëroi gjoba, për të gjithë ata që nuk zbatojnë këtë akt normativ. Shkelësit do të gjobiten me 2 mijë lekë të reja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Ramës nuk i del inati: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...