E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

”Mos fli gjumë”/ Trump ironizon Bidenin para takimit me Putin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i uroi fat pasardhësit të tij në detyrë Joe Biden, për takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin të enjten e ardhshme dhe me shaka i dha atij disa këshilla të ”minutës së fundit”.

Fat të mbarë për Biden në marrëdhëniet me Presidentin Putin, mos fli gjumë gjatë takimit, dhe të lutem jepini atij përqafimin tim më të ngrohtë“, tha Trump në një deklaratë.

Gjatë fushatës së tij presidenciale kundër Biden, presidenti i 45-të i vendit i vendosi nofkë pasardhësit të tij, duke i thënë “Sleepy Joe”, shkruan Anadolu Agency.

Trump tha se ai kishte një “takim të shkëlqyeshëm dhe shumë produktiv” me Putinin kur ai ishte president dhe SHBA fitoi respektin e Putinit dhe Rusisë.

Biden do të takohet me Putinin në Gjenevë, Zvicër në 16 qershor, gjatë së cilës ata do të diskutojnë gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...