AA-Instant

Mos e neglizhoni! Kontrolloni emrin në listë brenda 21 majit

               Publikuar në : 11:25 - 11/01/19 marsela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apelon ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve, pasi data e fundit e korrigjimit të ndonjë gabimi të mundshëm do të jetë 21 maj.

“KQZ është i vendosur të mos lejojë shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që kanë të drejtën e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim 18 vjeç, të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.

Pas datës 21 maj, që është data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore”, tha KQZ.

 

Kthehu