Politikë

“Mos e dh*t Sarandën siç dh**ve Vlorën”, Vasili reagon ashpër ndaj projektit të Ramës

               Publikuar në : 13:46 - 18/08/19 Enno

Pas njoftimit të kryeministrit Rama për ndërtimin e një shëtitoreje në Sarandë, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet me ironi se mjafton ai betonizim që i është bërë deri më tani Sarandës, dhe nuk ka nevojë për një tjetër.

Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangut. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, shkruan ai në postimin e tij.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT