Pamjet që qarkullojnë në media tregojnë një tornado të fuqishme e cila ka goditur Catanian e Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Si pasojë e stuhisë janë plagosur disa persona, ndërkohë që shumë shtëpi dhe biznese janë shkatërruar.
Marrë shkas nga situata kaotike, autoritetet kërkojnë nga ana e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente.
“Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë, përveçse për arsye urgjente”, njoftojnë autoritetet. Moti i keq ndikoi edhe në fluturimet ajrore, ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.