Mori pak vota, Bislim Ahmetaj për Berishën: E ka mbyllur ciklin në politikë

Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë. Kryetari i “Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.

“Berisha është një personalitet me cikël të mbyllur. Berisha duhet të kishtë ikur me koje qe ne 2013. Po të ishte tërhequr nga politika do mbetej një  njeri i paçmuar. Ai do ishte duke dhënë leskione si është zhvilluar demokracia në Shqipëri dhe jo të ishte në politikë. Nuk duhet të ishte fare kandidat”