13 vjeçari i cili u aksidentua pak ditë më parë në qytetin e Lezhës, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës
Jurgen Ndreca humbi kontrollin e makinës që po drejtonte, dhe më pas është përplasur me një pemë në krah të rrugës.
Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një 16-vjeçar, që udhëtonte në makinën që drejtohej nga 13-vjeçari.
Mësohet se Ndreca e kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve të tij.