Aktualitet

Mori leje e s’u kthye më, i dënuari arratiset nga burgu i Rrogozhinës


               Publikuar në : 17:52 - 09/10/19 M. S

Një i dënuar ka shkelur lejen, duke mos u kthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Fatjon Bushgjoka nga Kamza kishte dalë me leje nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është kthyer më, duke u arratisur.

Bushgjokës i përfundonte afati i lejes paraditen e sotme në orën 11:00, por ai nuk u kthye më. Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2017, si kreu i një bande hajdutësh që vepronte në Tiranë.

Ai rezulton me precedentë penalë, pasi ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë dhe vetëm disa muaj para arrestimit, kishte dalë nga burgu.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT