E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Mori 2 mijë euro nga një person nën hetim, prokurori Kariqi u kap nga përgjimet

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në Kavajë me urdhër të SPAK, ku u arrestua drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Edmond Kariqi.

Mësohet se përgjimet e kryera nga SPAK, sollën arrestimin e tij, pikërisht në momentin kur ai sapo kishte marrë 2 mijë euro për të liruar nga qelia një person i cili ndodhej nën hetim.

Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Isuf Bega, i cili është Sekretar në Prokurorinë e Kavajës. Në pranga u viunë edhe dy persona të tjerë të identifikuar me inicialet D.D. dhe E. B.

Prokurori Kariqi ishte emëruar përkohësisht në krye të organit të akuzës në Kukës, në muajin mars të këtij viti, me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

SPAK bëri të ditur se gjatë hetimeve të kryera prej saj “janë siguruar dhe janë mbledhur prova nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se prokurori Kariqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare, për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria e Kukësit”.

Njoftimi nga SPAK

”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të proçedimit penal nr.49/1 viti 2021, që bën fjalë për veprat penale “Korrupsioni aktivi gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim,  si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve. prokurorëve dhe funksionarëve te tjere te drejtésise”. Të parashikuara nga nenet 319 e 25 dhe 319/ç të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkapunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë se Policise së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.46, datë 30.06.2021 te Gjykatës Posaçme të Shkallës se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiraně, është vendosur Caktimi ndaj shtetasit Edmond Kariqi të masës sẽ sigurimit personale shtërnguese “arrest në burg e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i giygtarëve, prokuroreve dhe funksionarive të tjere të drejtësise” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Caktimi ndaj shtetasve Isuf Gega, D.D dhe E.B e mases së sigurimit personale shternguese “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si te dyshuar se kane kryer vepren penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i finksionareve te tjere te drejtesise, të kryer në bashkpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 te Kodit Penal. Sherbimet e policise giyqesore t Drejtorise se Policise se Shtetit kane ekzekutuar ne daten 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Karigi dhe Isuf Gega. Hetimet paraprake per ketë proçedim penal janë në vazhdim e siper dhe ende nuk kane përfunduar.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...