Pas përshkallëzimit të protestës ku u përdorën bomba molotov dhe mjete piroteknike, duke sulmuar godinën e Parlamentit dhe policinë ka reaguar sërish Presidenti Ilir Meta.
Meta u bën sërish thirrje qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunës. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Ky është reagimi i dytë i Presidentit brenda dy orëve. Më herët, Meta kërkoi që të ruhet qetësia teksa thotë se po ndjek me shqetësim atë që po ndodh para ndërtesës së Kryeministrisë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në reagim.