E diel, 5 Korrik, 2020
23 C
Tirana

“Moikom Zeqo, shembull se si duhet të sillen parlamentarët shqiptarë”

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Zbulohet sekti që rekrutoi familjen Josifi, nën hetim ata që fshehën vdekjen e Anisës

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia ka regjistruar sot një rënie të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, në krahasim me një ditë më parë. Gjatë 24 orëve të...

Vetëflijimi/ Zhaneta kishte punuar më herët në shtëpinë e një ish-kryeministri

Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Koço Devole tregon si e bëri për të qarë Elvana Gjatën në film

Aktori Koço Devole ka treguar për eksperiencën e tij në filmin “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur në rolin e babait të këngëtares, Elvana...

Profesor Et’hem Ruka ka dhënë një intervistë ku ka folur për akademikun e njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Ish-ministri Ruka ka treguar për kohët kur u njoh me të në vitet ’90, duke theksuar se ajo çfarë i bëri bashkë ishin bindjet politike.

Ai thotë se bashkë me Zeqon kanë qenë të pranishëm që në fillimet e Partisë Socialiste, teksa thotë se Zeqo i ka bërë nder kësaj partie duke shërbyer si një shembull, se si duhet të sillen e veprojnë parlamentarët shqiptarë.

Intervista

Si jeni njohur me të ndjerin Moikom Zeqo?

Është e vështirë për mua të rikujtoj me hollësi takimin e parë me Moikomin. Bashkë na bënë bindjet politike të majta në vitet 1990. Ishim të rinj dhe gjithë pasion, jo vetëm për politikën, por edhe për profesionet tona. Moikomi, më bëri për vete, sepse te ai pashë një njëri të uritur për dijen, një intelektual që ndryshe nga të tjerët lexonte pa pushim jo vetëm për letërsinë, për edhe për arkeologjinë, historinë, artin, shkencat etj. Ai të befasonte me arsenalin e dijeve dhe kishte një kujtesë fenomenale. Është shumë e vështirë të gjesh një cilësor të vetëm për të karakterizuar Moikomin, por dje një admirues i tij e quajti një “bibliotekë lëvizëse”. Më mirë se kaq nuk mund të thuhet. Por Moikomi nuk ishte thjeshtë një “bibliotekë” memece, por një shpirt i madh dhe një tru brilant që prodhoi pa pushim dhe na la një pasuri të tërë intelektuale. Ai ishte një konsumator i palodhur i dijes, por edhe një prodhues i jashtëzakonshëm i saj.  Moikomi na la shumë, por pa mundur t’i thoshte të gjitha ato që do të donte të thoshte për Shqipërinë dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër.

Keni qenë bashkë në fillimet e Partisë Socialiste, si e kujtoni kontributin e Zeqos në këtë parti prej themelimit të saj?

Po kemi qenë bashkë me Moikomin dhe kolegë të tjerë qysh në fillimet e Partisë Socialiste. Moikomi, besonte në atë që bënte. Ai ishte njeri idealist, i vendosur, kurajoz dhe i ndershëm. Të njëjtën gjë kërkonte edhe nga të tjerët. Moikomi ishte mik i të gjithëve. Përtej politikës, ai mbeti i respektuar nga të gjithë pavarësisht bindjeve politike. Ai është ndër njerëzit që dha gjithçka nga vetja për politikën dhe Partinë socialiste, pa kërkuar asgjë në këmbim. Unë besoj se Moikom Zeqo i ka bërë nder Partie Socialiste dhe Parlamentit shqiptar duke shërbyer si një shembull se si duhet të sillen e veprojnë parlamentarët shqiptare.

E përmendte jo rrallë faktin se Partia Socialiste e nisi me një grup intelektualësh, duke përmendur se sot “truri” brenda parlamentit i dukej gati i shteruar.

Moikomi ka qenë gjithmonë antikonformistë. I tillë ka qenë në kohën kur shërbeu si deputet, por edhe gjatë gjithë viteve që qëndroi i papunë. E vetmja punë që ka bërë Moikomi, ka qenë biblioteka, librat, muzetë, ndihma ndaj krijuesve të rinj, publicistika dhe analizat e tij të pafundme. Është fakt që Partia Socialiste bashkoi një grup të mrekullueshëm intelektualësh që punuan me përkushtim jo vetëm për transformimin e Partisë Socialiste në një parti të vërtet socialdemokrate evropiane, por edhe për rritjen e kësaj parti dhe sjelljen e saj në pushtet ne vitin 1977. Në konsideratën time, por edhe në memorien e Partisë Socialiste grupi parlamentar i vitet 1992-1997, ka qenë pa asnjë mëdyshje më i miri në gjithë historinë e kësaj partie. Ndër njerëzit e spikatur të letrave që nderuan Partinë Socialiste dhe parlamentin shqiptar ishin Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi, Vath Koreshi etj. Po kaq të spikatur kanë qenë edhe deputet e tjerë që erdhën në PS nga bota akademike, mjekësia , ekonomia, drejtësia, bujqësia, artet ej. Për fat të keq, këto personalitetet u pakësuan pak e nga pak dhe kjo dhimbje e shoqëroi vazhdimisht Moikom Zeqon deri ditën e fundit të jetës së tij.

Lexo edhe :   “Sëmundjen e babait e mësova ditën e dasmës”, rrëfehet djali i Moikom Zeqos
Lexo edhe :   “Sëmundjen e babait e mësova ditën e dasmës”, rrëfehet djali i Moikom Zeqos

Cili është vlerësimi juaj për kontributin si intelektual, krijues dhe studiues për Moikom Zeqon?

Nuk është kaq e lehtë të vlerësosh kontributin e jashtëzakonshëm të Moikom Zeqos. Për mua ai mbetet një erudit, një mendje e fuqishme, një shpirt i madh, një kapacitet i jashtëzakonshëm intelektual, një fuqi mendore polivalente, pasionant ndaj letrave, arkeologjisë, historisë, artit, pikturës publicistikës etj. Moikomi u mundua të bashkojë kohët; të shkuarën të sotmen dhe të ardhmen e kombit të vet. Ai nuk ndërtoi grataciela, nuk u mor me biznes dhe nuk pyeti për pasuri. Ai bëri jetën e tij të thjeshtë e të ndershme, duke ja falur pasurinë e vet intelektuale kombit të tij të dashur. Ai ndoqi rrugën e nderit dhe atë të rilindësve tanë të mëdhenj, që bënë gjithçka në shërbim të vendit. Pasuria më e madhe e Moikomit ka qenë libri dhe biblioteka e tij krejt e veçantë. Kush e ka pasur fatin të vizitonte shtëpinë e tij duhet të jetë befasuar. Vetëm libra. Libra në tavolinë, libra në tokë, libra në rafte, lira në mjedisin e ndenjes, libra në dhomën e gjumit. Syri dhe mendja e tij kënaqej vetëm kur shikonte dhe përkëdhelte librat e tij të dashur. Do të doja që biblioteka e tij të ruhej ashtu siç e la ai dhe të kthehej në një muze, ku njerëzit do të mësonin shumë prej tij. Ai punoi pa marrë frymë, pa bërë pushim. Ai sfidoi sëmundjen dhe punoi e botoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe jo vetëm për atë vetë, familjen, miqtë e tij, por për gjithë vendin. Moikomi është një shembull se si duhet të jetohet e shpenzohet jeta. Shpirti i tij i pastër fluturoi drejt përjetësisë qiellore, por duke lënë këtu në jetën tonë tokësore një emër të madh. Koha i vë në vend gjërat. Jam i bindur se jo sot, por nesër do ta kuptojmë se Moikomi i dha vendit dhe shoqërisë shqiptare shumë më tepër nga çfarë shoqëria i dha atij së gjalli. Dhe kjo po ndodh që sot. Kam lexuar dhimbjen e njerëzve të thjeshtë, por edhe të intelektualëve për largimin e parakohshëm të kësaj vlere kombëtare. Jam i bindur se vepra e tij do të mbetet një gur i çmuar në ndërgjegjen tonë kombëtare. Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë dhe i gjithë shqiptarëve!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Trump: Vaksina e koronavirusit do të dalë para fundvitit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaron se vaksina ndaj koronavirusit do të jetë gati përpara fundvitit. “Dua të dërgoj falënderimet tona për shkencëtarët dhe studiuesit...

Shpërthyen infektimet, Spanja rikthen kufizimet në zonën turistike

Spanja ka rikthyer kufizimet në rajonin veriperëndimor të Galicias, pas një shpërthimi tjetër të koronavirusit. Mediat spanjolle bëjnë me dije se vetëm ata që shkojnë...

Trump: 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë “të padëmshme”

Presidenti Donald Trump është shprehur se 99% e rasteve me koronavirus në SHBA janë të “padëmshme”. Ai i bëri këto komente gjatë një fjalimi në...

Kroacia mban zgjedhjet parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit

Në Kroaci po mbahen sot zgjedhje parlamentare në kohën e pandemisë së koronavirusit, teksa sondazhet sugjerojnë se dy partitë kryesore, janë në garë të...

Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga Mero Baze Në fillim ishim të trembur se pas marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve, ishte Presidenti Trump. Natyrisht kur do...