E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Mogherini: Dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk i takon BE-së, por palëve në proces

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka përsëritur mesazhin ndaj autoriteteve kosovare për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, si një kusht për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, Mogherini kërkoi që marrëveshja finale të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare por edhe të ketë mbështetjen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Më lejoni të falënderoj secilin prej jush për qasjen konstruktive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ndaj dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Për rifillimin e plotë të bisedimeve, tarifat e vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe duhet hequr. Ditën kur kjo do të ndodhë, do të thërras menjëherë një takim të ri për dialogun, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të adresojë të gjitha çështjet e jashtëzakonshme dhe do të sjellin normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme heqja e taksës të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën ditë kur hiqet taksa, menjëherë do të ftoj një takim të ri të dialogut në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja e nevojshme që duhet t’i zgjidhë të gjitha pyetjet e hapura dhe të normalizojë raportet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh ajo.

Mogherini theksoi se edhe pse kryeson dialogun, ai nuk i takon “as mua, as BE-së, por palëve në proces”.

“Atyre u takon të arrijnë marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, theksoi ajo.

Lexo edhe :   Serbia nuk ndryshon qëndrim/ Kurti: Të reagojë faktori ndërkombëtar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...