Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mogherini: BE të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mogherini: BE të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni i BE rekomandoi hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raporti i progresit vlerëson rezultatet pozitive të arritura nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Komisioni Evropian sërish ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në raportin e fundit të progresit, të paraqitur para anëtareve të Komitetit të Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian (PE), ku disa nga referuesit kërkuan që ky hap të aprovohet nga Këshilli i BE-së sa më shpejtë. Raporti gjithashtu u prezantua para mediave nga Përfaqësuesja e Posaçme e BE-se Federica Mogherini, e cila kërkoi që Unioni të mbajë premtimin e vet.

“Është e nevojshme që unioni të mbajë premtimet e veta, të japë vlerësim të mirë kur ai meritohet. Ne themi se ku ka arritur procesi i bazuar në merita. Dështimi në vlerësimin e meritave do të dëmtojë kredibilitetin e BE-së”, tha ajo.

Këtë mesazh e përsëriten edhe euro-parlamentarët Eduard Kukan, nga Konservatorët Evropian, Kati Piri nga Socialistët si dhe Ivo Vajgl nga Liberalët, të cilët kërkuan që Këshilli i BE-së të veprojë në rekomandimin e Komisionit pasi në të kundërtën BE-ja do të humbasë kredibilitetin.

“Është me rëndësi të shikojmë instrumentet tona. Duhet të mbajmë premtimet, pasi BE-ja do të humbasë kredibilitetin, e ç’është më me rëndësi autoritetin e vet”, tha Eduard Kukan pas prezantimit të raportit.

Kati Piri nga socialistët e përkrahu rekomandimin edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë, mirëpo shprehu shqetësimin e vet pse këto raporte paraqiten si paketë e përbashkët. “Çelja e negociatave është proces i bazuar në meritë dhe një vend nuk duhet të lidhet me një vend tjetër”, tha Piri.

Çelja e negociatave ndihmon për dialogun Kosovë – Serbi

Për komisionarin Hahn, i cili edhe prezantoi raportin çelja e negociatave ka implikime më të gjëra duke përfshirë edhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, në të cilin sipas tij të dyja palët duhet të bëjnë kompromis.

“Drita e gjelbër për çeljen e negociatave është stimul për të tjerët. Duhet të dihet se cilat janë pasojat pozitive. Nëse nuk japim një shembull të mirë kjo nuk do t’i shërbejë liderëve, të cilët janë duke u ballafaquar me vendime të vështira”, tha Hahn kur foli për negociatat.

Sa i përket Kosovës, Hahn shtoi se përparimet në vend kanë rënë nën hijen e tarifave doganore “të cilat duhet të hiqen”. Në këtë kuadër Hahn tha, se ai do të bëjë edhe një përpjekje në qershor që të tejkalohet situata dhe rezultatet mund të shihen në muajin korrik. Mogherini në pyetjen rreth kërcënimeve të Presidentit Vuçiq për sulme ushtarake nuk iu përgjigj, por tha se ajo do të punojë që dialogu të fillojë dhe se status kuoja nuk krijon qendrueshmëri. Për këtë ajo ftoi për vazhdimin e dialogut duke filluar me heqjen e tarifave.

Në këtë drejtim edhe raportuesit për Serbinë, gjermani David Macallister përmendi se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet një sfidë për Serbinë.

Maqedonia dhe Shqipëria me rezultate pozitive

Sa i përket përmbajtjes së raportit në anën pozitive u theksuan arritjet e Maqedonisë së Veriut në lidhje me marrëveshjen e Prespës dhe të marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, ndërsa për Shqipërinë u theksua vetingu në sistemin e drejtësisë.

“Shqipëria është duke ndjekur reforma të mëdha në transformimin e sistemit të drejtësisë, ata janë duke rivlerësuar secilin gjyqtar dhe prokuror të vendit”, theksoi Hahn. Ai përmendi edhe suksesin e vendit në luftimin e disa bandave kriminele.

Mirëpo për tërë Ballkanin shqetësimi më i madh mbetet zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik.

Sundimi ligjit, stabiliteti dhe ekonomia mbeten sfida

Komisioneri Johanes Hahn që raportoi para PE-së tha se sfida më e madhe mbetet “sundimi i ligjit në secilin aspekt të tij”, më tej ai theksoi, se sfidat tjera mbeten stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësia e mirë. “BE-ja nuk do të importojë probleme”, tha Hahn.

Ndërsa problemi i tretë i Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të progresit, është mungesa e zhvillimit ekonomik dhe dëshira për migrim në mungesë të mundësive për të rinjtë në rajon. “Ekonomia e Balkanit Perëndimor ka dobësi të mëdha strukturore. Për të shfrytëzuat potencialin vendet duhet të bëjnë reforma për ta ulur nivelin e papunësisë. Zhvillimi ekonomik është esencial për demokracinë dhe ballafaqimin me migracion dhe rënien e natalitetit në rajon. Ballkani duhet të ulë disnivelin e të ardhurave me BE-në dhe për këtë ka nevojë të madhe për integrim. Marrëveshja e bërë rishtas për roaming është një shembull i mirë”, tha Hahn. /DW

 

 

Tags: eduard kukanFederica Mogherinishqiperia

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Në fshatin Ballaban rrezikohet tharja e tokave bujqësore (video)

Në fshatin Ballaban rrezikohet tharja e tokave bujqësore (video)

Bayerni e ka seriozisht, ofron shifrën tunduese për yllin e Juventusit

Bayerni e ka seriozisht, ofron shifrën tunduese për yllin e Juventusit

Europa na do dhe pikë, po ne?

Europa na do dhe pikë, po ne?

JU REKOMANDJOMË

Gara për Kryeprokuror, KLP i dërgon Ruçit renditjen e kandidatëve

Gara për Kryeprokuror, KLP i dërgon Ruçit renditjen e kandidatëve

3 vjet ago
Marrëveshja historike e BREXIT, deputetët votojnë më 15 janar

Marrëveshja historike e BREXIT, deputetët votojnë më 15 janar

4 vjet ago
Festivali i 57-të i RTSH/Këngëtarët që shajnë festivalin do gjobiten

Festivali i 57-të i RTSH/Këngëtarët që shajnë festivalin do gjobiten

4 vjet ago
Flamur Noka, deputetit të PS-së: Me ju ardhur një sms, ju ikni me vrap!

Flamur Noka, deputetit të PS-së: Me ju ardhur një sms, ju ikni me vrap!

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com