Moderatorin shqiptar Xhani Shqerra, së shpejti do e shohim në një program televiziv në Itali. Sipas “Bordo.al”, në një intervistë për një media lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, moderatori Xhani Shqerra ka zbuluar se së shpejti do të ketë rolin e prezantuesit në një emision. Ky emision italian do t’i dedikohet stilit të jetesës, njëjtë si programet e tij në Shqipëri.
“Gjatë muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet në një media kombëtare italiane”, është shprehur Xhani.
Programi xhirohet në pranverë, dhe nis transmetimin në sezonin e ri televiziv, në shtator, në një nga mediat italiane, të cilën Shqerra nuk e ka zbuluar për momentin. Ai do të jetë bashkëprezantues në këtë emision, i cili i kushtohet ‘lifestyle-t”.