Moderatori Alban Musa ka bërë me dije për ndjekësit e tij se është larguar nga emisioni “Rreze Drite” në “Report Tv”. Krahas aktrimit në teatër, ai drejtonte së bashku me Suada Dacin programin “Rreze Drite”.
Ai ka zbuluar arsyen pse e la në mes këtë eksperiencë. Siç duket, Albani ka dhënë dorëheqjen për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e televizionit, dhe thotë se për të është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë.
Në një tjetër InstaStory, Albani pranon se do të jetë sërish pjesë e ekranit në të ardhmen, sepse ka ende njerëz që e pëlqejnë punën e tij, dhe i kanë ofruar hapësirë televizive.