E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Modeli i policës së re të sigurimit nga aksidentet, çfarë ndryshon më 1 korrik

Ndryshimet e reja në “Kodin Rrugor”, pritet të përfshijnë ndryshime edhe në “policinë e sigurimit”. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare(AMF) ka nxjerrë për konsultim publik në faqen e saj zyrtare, tre modelet e policave të reja të sigurimit të detyrueshëm, në zbatim të ligjit të ri, që hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Bëhet fjalë për policën e sigurimit TPL, policën e pasagjerëve në transportin publik dhe policën e sigurimit kufitar. Modelet e reja të policave, që pasi t’i nënshkrohen konsultimit publik, pritet të miratohen nga Bordi i Autoritetit, reflektojnë disa nga ndryshimet kryesore të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në kushtet e përgjithshme, në faqen e pasme të policës së sigurimit TPL, përfshihet detyrimi ligjor i shoqërive të sigurimit, për të shpërndarë formularin “Raporti Evropian i Aksidenteve”, së bashku me policën e sigurimit.

Ky formular do të përdoret në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30 mijë lekë, nëse drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident, bien dakord për përgjegjësinë dhe nënshkruajnë formularin, pa lindur nevoja që polica rrugore të vijë në vendngjarje.

Gjithashtu, në policën e re të sigurimit, reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.

Mes ndryshimeve të reja është edhe ai që ka të bëjë me shmangien e Fondit të Kompensimit, ku palës së dëmtuar në një aksident i jepet e drejta t’i drejtohet me kërkesë për dëmshpërblim drejtpërdrejt shoqërisë së saj të sigurimit, në rastin kur shkaktari i aksidentit është i pasiguruar apo i paidentifikuar, mbi çdo dëm të shkaktuar mbi pronën apo shëndetin e tij.

Gjithashtu, në pjesë e pasme të policës së re të sigurimit TPL, janë reflektuar ndryshimet ligjore në lidhje me limitet e përgjegjësisë, ku parashikohet rritje e tyre në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, në 1 korrik të këtij viti, shoqëruar me rritje graduale nga 1 janari 2022 deri në 31.12.2026.

Ndryshimet ligjore janë reflektuar gjithashtu edhe te kushtet e përgjithshme te polica për sigurimin e detyrueshëm nga aksidentet të pasagjerëve në transportin publik, si edhe policat e sigurimit kufitar.

Personat që presin siguracionin duhet të lexojnë paraprakisht kushtet e përgjithshme të sigurimit, për t’u informuar edhe për rastet kur mund të përjashtohen nga mbulimi me sigurim, ose dëmshpërblimi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...