Mjeku Sulçebe: Vaksina kineze të mbron nga variantet e reja

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe në një intervistë për Fax News ka folur për imunitetin e popullatës dhe efektivitetin e vaksinës kineze Covac.

Sipas tij vaksinimi duhet të jetë masiv sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të mbrojtur ndaj virusit dhe të arrijmë imunitetin e përgjithshëm.

Mjeku imunolog ka theksuar se vaksina është i vetmi mjet për t’u mbrojtur nga Covid-19. Sipas tij tashmë rreth 50 përqind e popullatës së Tiranës urbane janë të imunizuar ndërsa është arritur imunizimi i vetëm 30 përqind të popullsisë në rrethet e tjera. Synohet të arrihet imunizimi deri në 75 % të popullsisë.

“Mund të themi se vaksina është i vetmi mjet kundër sars cov 2 . Nuk është vetëm një mjet parandalues, është i vetmi mjet mbrojtës. Sasitë më të mëdha të vaksinave do bëjnë të mundur të kemi në mundur të vaksinojmë dhe të imunizojmë gjithë popullatën. Të arrijmë kufirin mbrojtës ndaj pandemisë që arrihet në 75 përqind të popullatës. Kemi një rritje mujore prej 6.6 përqind të përhapjes së infeksionit.

Rreth 50 përqind e popullatës urbane të Tiranës ishte e imunizuar pasi kishte rënë në kontakt me virusin deri në muajin janar.

Në prag të valës së tretë ne ishim afër 50 përqind për imunizimin e popullsisë së Tiranës, në fund të kësaj vale do të bëhet i mundur imunizimi i më shumë se 50 përqind të popullatës së Tiranës. Rrethet kanë gjysmën e infeksionit të përhapjes së infeksionit. Pjesa tjetër e popullsisë ka arritur imunizimin deri në 30 përqind.

Vaksinimi duhet të vazhdojë në mënyrë që imunizimi të jetë i plotë dhe në fund të verës të kemi arritur një masë të madhe popullsie.” – tha mjeku imunolog.

Lexo edhe :   Morthi, “sëmundja dimërore”. Pse ndodh?

Efektiviteti i vaksinës kineze

Sipas mjekut imunolog, vaksina kineze është vaksinë klasike dhe përgjigjet ndaj cdo varianti të ri të virusit, gjersa është përdorur edhe për vaksinimin e fëmijëve.
Ai shtoio se në rastet ku kjo vaksinë është përdorur ka pasur efektivitet.

“Këto vaksina janë krijuar për rastet kur virusi është in-aktiv, është një vaksinë klasike e cila është përdorur edhe për vaksinimin e fëmijëve edhe të të rriturve.
Kjo vaksinë nuk është e panjohur, është një vaksinë e konsoliduar.

Mbrojtja e saj është vërtetuar në mënyrë laboratorike.

Rastet ku është përdorur vaksina kineze kanë dhënë efektivitet si në Indonezi, Turqi apo në Brazil.”- tha mjeku.

Gjithashtu shtoi se mund të mos garantohet praprekshmëria në masën 100 % nga virusi por që edhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë rrezikshmëri porsa i përket vdekjeve.

“Mbrojtja ka qenë 100 përqind kundrejt vdekshmërisë edhe nëse ka pasur raste infeksioni. Mund të mos mbrojë 100 përqind nga shfaqja e virusit por mund të mbrojë porsa i përket shkallës së ulët të vdekshmërisë.”

I pyetur për efektet anësore që mund të sjellë përdorimi i vaksinës kineze ai tha se, efektet e mundshme anësore mund të jenë , djersitje, lodhje , dhimbje koke por i konsideroi këto normale pas bërjes së vaksinës dhe shtoi se edhe nëse ndodh sërsish infektimi nga Covid, të infektuarit nuk do të kenë pasoja të rënda.

Efektet anësore të vaksinës kineze janë si të cdo lloj vaksine. Kur ka një lodhje , djersitje pas bërjes së vaksinës janë disa shenja normale dhe nëse ndodh sërish infektimi nga Covid, të vaksinuarit nuk do kenë simptoma të rënda.