E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Mjeku Stroni: Varianti Delta mund të jetë mes nesh, njerëzit të vaksinohen

Mjeku infeksionist Gent Stroni paralajmëroi se varianti inidian i koronavirusit, Delta, mund të jetë edhe në Shqipëri, për shkak se vendet fqinje kanë konfirmuar rastet e para. Deklarata e Stronit u bë ditën e sotme në një intervistë për Abc News.

Sipas tij, në vendin tonë po hyjnë tusitë nga vende të tilla si Rusia dhe Polonia, ku varianti Delta është përhapur në masë të madhe, dhe kjo do të ndikojë në përhapjen e virusit edhe në Shqipëri.

Ndër të tjera, Stroni tha se arma më e fortë kundër koronavirusit dhe varianteve të tij, është vaksinimi masiv i popullsisë.

Gent Stroni: “Me rastet që kemi unë them se duhet që të ketë ardhur, por duke qenë se rastet janë të pakta ne nuk kemi mundësi praktike për të bërë bërjen laboratorike të variantit Delta. Ne duhet të jemi fatlum që deri më tani nuk kemi raste të konfirmuar, për aq kohë sa në Maqedoni ekziston dhe në vendet e tjera përreth, ne në këto kohë jemi një vend që po shijojmë turistët. Turist nga Polonia, Rusia që janë dhe vende me një përhapje të variantit Delta, po vijnë shumëdhe që varianti delta mund të sillet bashkë me to.

Ne praktikisht me këtë shifër popullate që kemi kemi arritur në një krijim imuniteti për tufën, duke lehtësuar më shumë një situatë të tillë. Nëse do të ketë rritje numrash ngelet për tu parë. kam pas pacientë që kanë simptoma dhe që kanë rezultuar me Covid. Për fatin tonë të mirë mendoj se kemi realizuar imunitetin e fushës, në këtë këndvështrim mendoj se e kemi më të lehtë. Ato që kanë kohë që e kanë kaluar Covid dhe kanë rënie antitrupash është e rëndësishme që të bëjnë analizat dhe të bëjnë vaksinimin. Vaksina është mënyra e vetme luftuese për këtë virus, ditë për ditë shpesh OBSH na  hedh poshtë terapitë e përdorura”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...