E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Mjeku shqiptar: Vaksina mund të dalë në fund të vitit të ardhshëm

Ende nuk ka një datë se kur mund të dalë një vaksinë, ndërsa shumë është aluduar në këtë drejtim. Mjeku Arban Domi që punon në SHBA, ka shuar shpresat për një vaksinë kundër COVID-19. Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ai tha se vaksina mund të dalë vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

“Mund të jetë gati në mes të vitit të ardhshëm, por më e sigurt është në fund të vitit dhe nëse del vaksina do bëhet në mënyrë selektive”, u shpreh ai.

Mjeku Domi u shpreh se vaksina dhe nëse del, duhet të bëhet çdo vit njësoj si e gripit, pasi virusi do jetë gjatë prezent.

“Është shpejt për të qenë e gatshme, ka një anë pozitive që po punojnë dhe etapat po kalojnë shumë shpejt. Por vaksina ka dy elementë, që duhet t’i përmend. Nuk ka asnjë vaksinë për viruse të ngjashme, për viruse me ARN. Nga ana tjetër, vaksina ka efikasitetin dhe sigurinë”, tha Domi.

Dje u raportua se kishte humbur jetën një vullnetar që kishte injektuar vaksinën anti-COVID të AstraZeneca. Vullnetari mendohet të ketë zhvilluar inflamacion të palcës kurrizore, i njohur ndryshe si mielit transversal.

Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Sao Paolos, ndërkohë që kompania që ka prodhuar vaksinën, ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

AstraZeneca është një nga katër prodhuesit e ilaçeve të mbështetura nga SHBA, për prodhimin e një vaksine anti-COVID. Vaksina e prodhuar prej tyre është quajtur AZD1222 dhe përdor material gjenetik nga koronavirusi me një adenovirus të modifikuar.

Lexo edhe :   Greqia paralajmëron zgjatje të masave kufizuese
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...