E premte, 5 Mars, 2021
14 C
Tirana

Mjeku Pipero tregon se kur do të jetë fundi i pandemisë në Shqipëri

Një ditë pasi bëri vaksinën, mjeku Pëllumb Pipero foli për efektet e saj, pikëpyetjet dhe dyshimet që ngrihen për të, si edhe për fundin e pandemisë.

I ftuar në ”Ditari” në ”A2 CNN”, ai tha se gjysma e dytë e marsit do të shënojë fundin e pandemisë, duke patur parasysh që fundi i 2020 shënon valën e dytë dhe janari e shkurti i këtij viti shënojnë valën e tretë të kësaj pandemie të jashtëzakonshme.

Pëllumb Pipero: “Kjo pandemi nuk mund të ndahet me valë ky është virus respirator që ka ecurinë e tij fiziologjike. Fundi i vjeshtës konsiderohet si vala e dytë. Unë besoj që gjysma e dytë e janarit dhe shkurti do konsiderohet si vala e tretë dhe nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë definitivisht fundi i pandemisë që është në ulje graduale dhe të qëndrueshme”.

I pyetur se nga cili shtet u sigurua vaksina, Pipero tha se e rëndësishme është që nisi procesi i vaksinimit, i cili shënon dhe fillimin e fundit të pandemisë, ndërsa nuk përjashtoi as dyshimet dhe pikëpyetjet mbi të, për shkak të kohës së prodhimit të saj dhe efekteve anësore afatgjata.

Pëllumb Pipero: “Rëndësi që dozat e para të vaksinës erdhën. Kam konstatuar që vaksina ishte e ruajtur dhe procesi i vaksinimit u krye sipas standardeve bashkëkohore dhe të rekomanduara. Duke nisur nga origjina e vaksinës dhe kushtet e ofruara gjithçka ishte normale. Një vaksinë e prodhuar në kushte emergjence në një pandemi të jashtëzakonshme mendoj që do të shoqërohet me shumë pikëpyetje sa i takon shpejtësisë, teknologjisë dhe efikasitetit të prodhimit të vaksinës.

Ne jemi mësuar që një vaksinë duhet të kalonte 18-24 muaj që me këtë vaksinë nuk ndodhi, po kushte e emergjencës bënë të mundur që duke ruajtur parametrat e sigurisë dhe efekteve anësore disa hallka të provave në kafshë të tejkaloheshin dhe nuk është kaluar asnjë hallkë në persona vullnetarë. Ne kemi prodhuar një vaksinë të sigurt, me efekte anësore afatshkurtra që dihen dhe me disa pikëpyetje për efektet anësore afatgjata. Në Shqipëri ne nuk i shpëtojmë dot paragjykimeve”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse Najada?

Nga: Ergys Mërtiri Najada Çomo nuk ka spikatur për ndonjë arritje profesionale. Askush nuk e përmend për ndonjë vlerë të veçantë si mjeke, apo për...

Kim: Nuk duhet ta lejojmë Kinën që të na sfidojë, do punojmë me Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim deklaroi se SHBA  do të bashkëpunojë me Shqipërinë me aleatë dhe partnerë për të ardhmen dhe interesat...

Pse mishi që hamë mund të rrisë rezistencën ndaj antibiotikëve

Nëse jeni duke blerë një pako me mish të bluar të gjelit të detit, mund ta dini tashmë se po mbani në duar: Mish...

Fenomen i rrallë në Kroaci, krijohen 100 gropa në zonën e goditur nga tërmeti

Një fenomen alarmues gjeologjik po vërehet në Kroaci, në zonën e prekur nga tërmeti i fortë në fund të dhjetorit 2020, i cili shkaktoi...

Fiton miliona euro por s’ka paguar taksat, Levandovski në telashe me drejtësinë

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski dyshohet se nuk ka paguar taksat e reklamave deri në vitin 2016. Raportohet se polaku nuk ka paguar...