E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Mjeku Koni: As ISHP-ja nuk e di si erdhi vaksina, Pfizer dhe Moderna s’na dalin

Mjeku i njohur, Artan Koni ka komentuar procesin e vaksinimit anti-Covid, që ka nisur prej tri ditësh në Shqipëri.

Koni tha në ”News 24’’, se ky është një lajm shumë i mirë dhe nuk është fare e rëndësishme që të merremi me vendin që na e solli vaksinën.

Por, ai shprehet se problem është mënyra e ardhjes së vaksinës në vendin tonë, pasi sipas tij, fjala dorazi nuk ekziston fare për mjekët dhe as për Institutin e Shëndetit Publik.

Artan Koni: “Më e rëndësishme është që procesi nisi më në fund. Ishte lajmi i mirë që vaksinat erdhën. Më në fund filluam të bëjmë vaksinat dhe është e rëndësishme që kjo të ndiqet me hapat e mëtejshëm, të sjelljes në Shqipëri të më shumë vaksinave. Ky është lajm i mirë. Reagimi im se pse ne shqiptarët nuk mund t’i bëjmë gjërat siç duhet. Nëse vendi që i solli nuk do të bëhet publik, të paktën të bënim një transport më transparent, pa pikëpyetje. Dorazi ne çojmë kaçkavall në Itali te kushërinjtë tanë, një rrobë te të njohurit tanë, që ja japim shoferit ta dërgojë.

Fjala dorazi nuk ekziston as për vetë ISHP. Nuk mund të vijë një pako te dera e ISHP dhe të thuash na erdhi vaksina. Unë kam pyetur nga ISHP dhe më kanë thënë se nuk kanë dijeni si ka ardhur vaksina. E kanë marrë vesh nga media. Nuk dihet nga kanë ardhur vaksinat, nga cili shtet, pasi vaksinat vërtet kanë dalë nga Gjermania, po nuk dihet nga kush janë urdhëruar.

Shpresoj të aktivizohen dhe vaksina të tjera, sepse vetëm Pfizer dhe Moderna nuk do të na dalin. Me këto që kemi do të vaksinohen diku te 500 njerëz, sepse ata që marrin dozën e parë, nuk mund të lihen të marrin dozën e dytë, kur të na vijnë vaksinat e radhës.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e 25 Prillit, PD i beson Korçën Edmond Spahos

Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin politik për qarkun e Korçës sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Qarku në jug të vendit do të...

Kartoni i parë i kuq me Barcelonën, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë Mesi

Lionel Mesi mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura, por grushti që i dha...

Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 8 mijë doza të vaksinës Pfizer

Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 doza të vaksinës Pfizer në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri...

Bien shifrat në Kosovë, 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi. Viktima, 74 vjeç, është nga komuna e...

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...