E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

Mjeku Alimehmeti: Vaksina nuk të mbron 100%, rastin e Piperos duhet ta shohim

Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-covid të prodhuar nga kompania Pfizer, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme.

Në lidhje me këtë rast, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se doza e parë e vaksinës ofron rreth 50% mbrojtje, ndërsa doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%.

Për ”Ora News’’, Alimehmeti tha se Shqipëri duhet të flasë me shifra të mëdha referuar vaksinave, pasi në këto numra që është momentalisht është shumë pas në procesin e vaksinimit.

Ilir Alimehmeti:‘Në 10-12 ditët e para pas vaksinën nuk shohim ndonjë diferencë nga të pa vaksinuar, pastaj shihet efektshmëria, ku ofrohet një mbrojtjeje deri në 52 % përpara marrjes së dozës së dytë. Sipas Izraelit, ka një mbrojtjeje 33% doza e parë, por edhe doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%, sepse janë gjetur persona që janë infektuar sërish. Element i mirë është se këta persona kanë pasur një infektim me shenja klinike shumë të lehta.

Kjo nuk është parë deri më tani dhe duhet diskutuar më gjerë. Duhet të pritet sepse në proces akut inflamacioni nuk mund të merret vaksina. Simptomat pas vaksinës mund të jenë simptoma të zakonshme, që janë dhimbje koke dhe dhimbje trupi që janë klasike për vaksinat në përgjithësi. Për vaksinat flasim në një kuadër shumë minimal dhe nuk është se ka ndodhë vlerë. Thjeshtë po i merret dora procedurës. Po të bënim çdo ditë 5000 vaksina në ditë, i bie që 912 mijë vetë vaksinohen në një vit. Prandaj duhet të flasim në shifra shumë të mëdha, se nëse flasim për qindra, atëherë jemi shumë pas.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...