E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Mjekja: Përjashtohen nga vaksinimi gratë shtatzëna dhe të rinjtë nën 16 vjeç

Me ardhjen e 10 mijë dozave të para të vaksinës anticovid, fundi i muajit janar pritet të sjellë nisjen e procesit të vaksinimit. Para pak ditësh, kryeministri Rama tha se ambjentet e “Air Albania” do të presin fillimisht personelin mjekësor, për kryerjen e vaksinës dhe më pas pensionistët.

60 pikat e ngritura do të presin 60 qytetarë për kryerjen e vaksinës anticovid. Por ka edhe kategori që do të përjashtohen nga vaksinimi kundër virusit, të cilat janë gratë shatzëna dhe grupmoshat nën 16 vjeç, sipas Erida Nelaj, eksperte e fushatës së vaksinimit në ISHP.

“Puna për vaksinimin ka filluar shumë më herët. Janë përshtatur rreth 60 pika për të bërë vaksinën. 10 mijë dozat e para të vaksinës do fillojnë të bëhen për 5000 persona, të cilat janë pak a shumë në listat paraprake. Të parët që do të bëjnë vaksinën janë personeli mjekësor, i cili është në vijë të parë me virusin, më pas do të jenë të moshuarit.

Përjashtohen gratë shtatzëna, si dhe të rinjtë nën 16 vjeç, pasi nuk dihet ende si është reagimi i tyre dhe ne duhet të zbatojmë protokollin. Procesi i vaksinimit do të nisë fillimisht duke marrë një informacion bazë, do të plotësojnë një formular mbi vaksinën si dhe efektet e saj dhe më pas me një konsulte me mjekun. Pas vaksinimit, qytetarët do të qëndrojnë në karrige në dhomën e pritjes, 20-30 min pas vaksinimit me mjekë dhe infermierë për të parë situatën.

Vaksina është e ndarë në dy doza, dhe qytetarët që do të marrin dozën e parë do të kthehen në ditën e 21, për të bërë dozën e dytë. Vaksina do një temperaturë +2/+8,  dhe ne i kemi kushtet. Kemi frigoriferë specifikë për ketë temperaturë që kërkon vaksina. Në vazhdim do të ngrihen dy pika në Shkodër, dhe Vlorë. Kjo lloj vaksine kërkon një vend të hapur, nuk mund të bëhet në ambientet e qendrave shëndetësore, dhe stadiumi i përshtatet kushteve dhe hapësirave të vaksinës, pasi dhe procesi i dytë i pritjes nuk mund të bëhet në ambiente me distancë si në stadium”, ka thënë ekspertja në një intervistë të dhënë për “Ora News”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...