E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Mjekja ngre alarmin: Kërkojmë ndihmën tuaj, spitalet po mbushen (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Prof. Alma Cani. Mjekja u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, për të mbrojtur jetën e të gjithëve. Ajo vë në dukje shtimin e pacientëve të shtuar, e ndërsa u kërkon qytetarëve që të respektojnë rregullat, për të mposhtur pandeminë. Distancimi social dhe mbajtja e maskës, tashmë janë prioritet për shpëtimin e jetës.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë raste të shpërndarjes së virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spitale.

Kërkojmë ndihmën tuaj. Zbatoni rregullat, bëni kujdes. Distancimin social e për më tepër vendosjen e maskës.

Nuk duam t’ju shikojmë në ambientet e spitalit, për të mbajtur maska të tjera, maskat e oksigjenit, e për më tepër asistencat në terapi intensive.

Ndaj mbani maskën. Mbroni jetën tonë, tuajën, timen, të të gjithëve ne”, është mesazhi i Prof. Alma Cani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...