Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë ditën e nesërme.
Protesta pritet të mbahet nesër rreth orës 10:00, në sheshin para spitalit nr. 1, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mjekët kërkojnë përmbushjen e katër pikave nga institucionet shtetërore: rritjen e pagave, sigurimin e kushteve optimale të punës, sigurimin e jetës dhe shpalljen dëshmorë të kombit për ata pjesëtarë të personelit shëndetësor që humbin jetën në luftën me COVID-19.
Por policia ka refuzuar kërkesën e mjekëve për zhvillimin e protestës, me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.