Mjekët mblidhen para Urgjencës në QSUT, protestë për shkarkimin e kolegut

Sikundër ishte paralajmëruar një ditë më parë, bluzat e bardha kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës, për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

Kujtojmë këtu se Allkja mori një pezullim nga puna në muajin mars, por më pas për shkak të presionit mediatik u rikthye në punë. Gjithsesi ai vijoi denoncimet për kushtet dhe problematikat në sistemin shëndetësor, në kushtet e pandemisë së COVID-19.