E premte, 26 Shkurt, 2021
9 C
Tirana

“Mjekët e futën në sallë dhe në spital mbeti”, rrëfimi tronditës i 17-vjeçares (VIDEO)

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të 17-vjeçares, Vjosana. Ajo në studio rrëfeu se që në momentin që ajo ka ardhur në jetë, nëna e saj është përballur me probleme shëndetësore, për shkak të komplikacioneve gjatë lindjes.

Kjo është arsyeja që ajo ka qëndruar më shumë tek gjyshërit dhe tezet dhe larg nënës së saj. Vjosana e priste nënën ulur tek shkallët çdo ditë, me shpresën se ajo do të vinte.

Vjosana: Kam patur një histori të fëmijërisë time shumë të vështirë. Pikësëpari nëna ime ka vuajtur shumë që në momentin që mua më ka lindur. Unë mendoj që ndoshta ka qenë e shkruar, që të vuante që nga ai moment dhe mos e ngrinte kokën. Që në momentin kur unë linda, mami gjatë operacionit që më lindi mua ka patur komplikacione, të cilat e vështirësuan jetën e saj dhe në vazhdim. Jam rritur, më shumë kam qëndruar tek nëna dhe tek gjyshi, me tezet, mami gjatë gjithë kohës ishte në spital. Doktorët i thanë që e kishte të detyruar dhe një lindje tjetër.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Vjosana:  Jemi 3, kam një motër 13 vjeç dhe vëllain 10 vjeç. Gjatë gjithë kohës që mami ka qenë sëmurë, unë isha ajo vajza më e dobët, vetëm qaja, nuk kam qenë aspak e fortë. Pas problemeve gjinekologjike, filluan problemet kurrizore, një problem që mezi e kemi zgjidhur. Më pas u sëmura unë, me apadesitin, kemi ndenjur 2 javë në spital. Mami që gjatë gjithë kohës më qëndronte tek koka, erdhi një moment që ajo u ftoh, u sëmur edhe ajo me apandesit. Mjekët i bënë analizën dhe e futën direkt në sallë.

Ardit Gjebrea: S’paskan të mbaruar këto historitë tuaja!

Vjosana: Vërtet s’kanë të mbaruar. Mjekët e futën në sallë dhe në spital mbeti: Ku është ajo nëna, që solli vajzën me apandesitin dhe u operua për vete. Lindi pas dy vitesh dhe vëllain dhe prapë gjërat qëndruan ashtu siç ishin, asgjë nuk ndyshoi, ajo nëpër spitale çdo ditë. Vinte mëngjesi, ku është mami? Ka ikur të bëjë kontrolle në spital.

Ardit Gjebrea: Ti pyesje?

Vjosana: Unë pyesja, por e vetmja gjë që më thoshin është që mami ka ikur të të blejë gjëra të mira ty. Dhe unë si një fëmijë i vogël i merrja parasysh!

Ardit Gjebrea: I besoje?

Vjosana: I besoja! E vetmja gjë që bëja ishte që ulesha tek shkallët dhe e prisja aty gjatë gjithë kohës, derisa lodhesha, filloja të qaja, shikoja që nuk vinte, derisa më zinte gjumi pastaj. Po e njëjta gjë dhe në ditët në vazhdim./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U eleminua nga Europa League, tjetër “shuplakë” për Gennaro Gattuson

Federata Italiane ka gjobitur me 3 mijë trajnerin e Napolit, Xhenaro Gatuzo. Komisioni Disiplinor arriti në përfundim se tekniku i të kaltërve ka përdoru...

Djali i Sokol Olldashit flet për zgjedhjet dhe marrëdhënien me Lulzim Bashën

Glauk Olldashi, djali i madh i ish-deputetit të PD Sokol Olldashi ka folur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ai ka treguar në...

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit, në segmentin Milot-Rrëshen. Një trailer është përplasur me mjetin tip "BMW" dhe...

Vuçiç për Kosovën: Të gjithë duan që ne ta njohim, por do jemi të duruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën,...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzon të marrë vaksinën e AstraZeneca-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar të marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca. Vaksina e AstraZenecës dhe Universitetit të Oksfordit është e sigurtë dhe efektive...