Mjegulla e dendur në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë ka shkaktuar mjaft probleme me uljen e avionëve.
Sipas mediave vendase, këto probleme nisën që mbrëmjen e djeshme, ku shumë avionëve iu desh të bënin disa xhiro në qiell për të gjetur një mundësi për t’u ulur. Ndërkohë raportohet se një prej fluturimeve që kishte si destinacion Prishtinën u kthye mbrapsht për në Bruksel.
Një tjetër rast i ngjashëm u shënua me avionin e nisur nga Stambolli, i cili gjithashtu u detyrua të kthehet mbrapsht. Ndërkohë ka ardhur edhe një prononcim nga stafi i aeroportit, duke sqaruar se uljet u anuluan si pasojë e mjegullës.
“Fluturime janë duke u anuluar për shkak të mjegullës, kompanitë ajrore duhet me pas një përfaqësues që i sqaron udhëtarëve se çka duhet me bë”, tha zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.