E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Mjaftojnë vetëm tre ditë, Zidane bën goditjen e parë në merkaton e Real Madrid

Vetëm tre ditë më parë Zinedinë Zidane zyrtarizoi rikthimin në pankinën e Real Madrid pas vetëm 7 muajsh që ishte larguar. Kaq ka mjaftuar që francezi të arrijë marrëveshjen e parë me një lojtarë të ri.

Klubi ka zyrtarizuar akordin me Eder Militao, mbrojtës që do të mbërrijë në sezonin e ardhshëm nga Porto e që ka firmosur një kontratë për gjashtë sezone, deri në 30 qershor 2025. Në komunikatën nuk zbulohet shifra e kartonit të lojtarit, por Florentino Perez duhet të ketë shpenzuar rreth 50 milionë euro.

Nga ana tjetër ishte e bërë e qartë menjëherë se tekniku francez i kishte kërkuar rrugë të lirë në merkato presidentit, për tu kthyer menjëherë në pankinë, pas lamtumirës së papritur në fund të edicionit të kaluar.

Edhe pse nuk ishte në listën e gjashtë lojtarëve të kërkuar personalisht nga Zidane, Militao ishte prej kohësh në vëmendjen e Blancos: braziliani që është pjesë e kombëtares së Selecaos, sapo ka mbushur 21 vjeç, do të kalojë tek Real pas vetëm një sezoni në Portugali, ku ka treguar se pavarësisht fizikut shtatlartë (187 cm) zotëron një shpejtësi të madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...