E hënë, 13 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Mitsotakis mesazh Shqipërisë: Duam fqinjësi të mirë, respektoni minoritetin

Më të lexuarat

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, është shprehur se vendi i tij është në favor të integrimit të Ballkanit në BE.

Në një takim në Selanik, Mitsotakis tha se kjo gjë jo vetëm që do të transformonte një faktor stabiliteti në rajon, por edhe do të ishte një levë demokratike e domosdoshme për të modernizuar fqinjët tanë dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë dëshirojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, kusht për progres të përbashkët, për të çelur një moment rrugën evropiane për Shqipërinë, është respektimi i minoritetit grek dhe të drejtave të tyre”, u shpreh Mitsotakis

Ai përsëriti qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, por u shpreh se do e respektoj atë, pasi nuk do që vendi të futet sërish në krizë.

“Ende besoj se marrëveshja e Prespës është negative për vendin tonë por nuk do të ekspozoj vendin drejt aventurave. Pa rrezikuar destabilizimin më të vogël, ne do të monitorojmë nga afër detyrimet e fqinjëve tanë, pajtueshmërinë e fqinjëve tanë me detyrimet e tyre. Kjo është ajo që dikton sot realizmi  patriotik i vërtetë”, shtoi kryeministri i Greqisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zëvendësohen 7 drejtues në vetëm 8 muaj/ Emërohet drejtuesi i ri në Kadastrën e Vlorës

Kadastra e Vlorës nga sot ka në krye drejtorin e tetë brenda një viti. Kreu i agjencisë shtetërore të kadastrës, Artan Lame, prezantoi juristin...

I ktheu ligjin Parlamentit, Meta jep ‘paralajmërimin’ e fundit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar për vendimin e tij në lidhje me kthimin në Kuvend të ligjit që ndëshkon median sa i...

Pandemia/ Greqia bën lëvizjen e papritur në kufirin me Shqipërinë

Pas shtimit të rasteve me koronavirus, Greqia ka shtuar masat parandaluese për përhapjen e pandemisë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Lajmin në...

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu zbardh vendimin pas shifrave rekord të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive. Po kështu, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët...

Sinjale pozitive nga Vuçiç, njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE, disa sinjale janë dhënë...