Fushata e Bashës në Kavajë, reagon Policia e Shtetit: Do penalizojmë shkelësit

Policia e Shteti ka reaguar pas takimit elektoral të zhvilluar nga kryetari i Partisë Demokrarike, Lulzim Basha në qytetin e Kavajës.

Kryedemokratin e pritën me entuziazëm dhjetëra qytetarë, por sipas policisë janë shkelur masat anti-covid për grumbullimin e jo më shumë se 10 personave.

Policia e Shtetit bën me dije se do të penalizojë shkelësit dhe u bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë masat.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.