E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Mitet e rreme, mashtrimet dhe besimet popullore

Legjenda urbane dhe besime popullore. Ka nga ata që janë skeptikë, dhe të tjerë që i besojnë. Ndërkohë nga ata që i mohojnë, apo ata që janë në dyshim, por nuk e thonë këtë. Ja cilat janë disa nga legjendat, mashtrimet, por edhe të vërtetat e lajmeve më të bujshme që janë raportuar ndonjëherë.

Vdekjet nga arrat e kokosit

Një legjendë e çuditshme urbane, pretendon se rreth 150 njerëz vdesin çdo vit nga rrëzimi aksidental i arrave të kokosit mbi kokat e njerëzve. Por kjo gjë nuk është e vërtetë, dhe bëhet fjalë thjesht për një legjendë urbane. Nëse dikush do të ketë vdekur vërtet për këtë arsye, kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme.

Krokodilë në kanalizimet e Nju Jorkut?

Dikur ka qenë një thashethem i përhapur. Pretendimi se aligatorët jetojnë në kanalizimet e qytetit të Nju Jorkut, duket sot shumë më pak i njohur. Sigurisht që as ky pretendim nuk është i vërtetë. Duket se zvarranikët mizorë, janë të destinuar të mbeten materiale për filmat horror të viteve 1980.

Hipopotamët vrasës

A shkaktojnë hipopotamët rreth 500 të vdekur çdo vit? Sado e pamundur të duket, lajmi është i vërtetë. Në vitin 2019, elefantët dhe hipopotamët u konfirmuan midis kafshëve më të rrezikshme në botë, me rreth 500 vdekje, shumë më tepër se sa tigrat dhe luanët. Por ato nuk janë kafshët më të rrezikshme në botë. Vendin e parë e mban mushkonja, bartëse e sëmundjeve të ndryshme, e ndjekur nga njeriu.

A shohin qentë bardh e zi?

Shumë njerëz janë të bindur për këtë gjë. Në realitet çështja është më komplekse. Është e vërtetë që qentë nuk shohin të njëjtat ngjyra si ne, por as të flasësh vetëm për 2 ngjyra nuk është e saktë. Edhe pse në forma më të zbehta, qentë perceptojnë një spektër më të gjerë ngjyrash , i cili përfshin blunë dhe të verdhën, ndërsa përpiqen që të dallojnë të gjelbrën nga portokallia.

Kaligula dhe kali i tij senator

Kaligula, perandori romak midis viteve 37-41 Pas Krishtit, e bëri kalin e tij senator. Kjo gjë është e vërtetë, dhe raportohet nga disa historianë romakë. Disa prej tyre flasin për çmendurinë e perandorit, por emërimi, nëse ka ndodhur vërtet, ka qenë ndoshta veprimi

më i tij më i kthjellët. Me atë akt politik, Kaligula donte të tregonte përbuzjen që ndjente ndaj Senatit.

A ekziston vërtet përbindëshi i liqenit të Loknesit?

Pretendimi i parë i bërë në vitin 1934, shkaktoi një bujë shumë të madhe. Dhe që nga ajo kohë ka ekzistuar gjithmonë dikush, që betohet se ka parë një krijesë gjigante në ujërat e liqenit skocez. E vërteta është se tani pak njerëz e besojnë këtë pretendim. Meqë fotografia historike e viteve 1930 ishte e rreme, vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve, besojnë sot se aty jeton një krijesë misterioze.

Rregulli i 5 sekondave

Nëse një ushqim bie përtokë, a mund të hahet gjithsesi nëse merret brenda 5 sekondave? Ky thashethem (i rrezikshëm), duket se më në fund është zbehur. Në fakt i ashtuquajturi rregull 5 sekondësh është i rremë, dhe ndoshta një shpikje e së kaluarës.

Megjithëse mekanizmi është disi më kompleks, ka ushqime që mund të ndoten në më pak se sa 1 sekondë. Askujt nuk i pëlqen ta harxhojë ushqimin. Por nëse bie në tokë është më mirë të mos rrezikosh shëndetin duke e rimarrë dhe konsumuar atë.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/curiosita/falsi-miti-bufale-e-credenze-popolari

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...